‘Sillet si Rugovë’, Syla-Abdixhikut: Po m’vjen marre mua per sjelljen e tij, sillet sikur me i pas fitu 5 palë zgjedhje

‘Sillet si Rugovë’, Syla-Abdixhikut: Po m’vjen marre mua per sjelljen e tij, sillet sikur me i pas fitu 5 palë zgjedhje

Gazetari dhe analisti politik, Valon Syla ka komentuar zhvillimet e fundit në LDK dhe fajësimin e dy kryetarëve të degëve të partisë, Imri Ahmetit e Gazmend Muhaxhirit nga kreu Lumir Abdixhiku.

Syla thotë se LDK nuk është lodër dhe se Abdixhiku po sillet sikur t’i kishte fituar pesë palë zgjedhje.

Sipas tij, ai po sillet si lider i madh, si Rugovë, thaç apo Sali Berishë a ndonjë komandant e shpëtimtar i kombit.

“LDK nuk është lodër. As puna e opozites nuk është me ta shpêtu karrieren ty, ose dikujt tjeter. Po me vjen marre mu, per sjelljen e tij, qe sillet sikur me i pas fitu 5 parë zgjedhje. Sillet si lider i madh, si Rugovë, Thaç a Sali Berishë, si komandant, si shpetimtar i kombit… qe kurre nuk ka faje ky, por vetem tjeret, ja prishin. Por, ne politikë eshte nje rregull i pashkruar, ashtu qysh hyn, ashtu edhe ki me dalë.
Ma mirë tê ishe nê guxo, e minister i Albinit se sa qe na humbe 5 vjet kohë, me na kallxu qe je një mini vetëvendsoje. Vec ti edhe Albini nuk gaboni… na tjerët po”, shkroi Syla.

Related Articles