Ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it në Kosovë, Malcom Simmons, ka komentuar qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Simmons, i cili së fundmi edhe është shprehur i gatshëm të dëshmojë për “shkeljet e EULEX-it”, ka shkruar në Twitter se ndjekja penale e kriminelëve serbë është kusht i dialogut Kosovë-Serbi.
“BE-ja po ndjek penalisht ish komandantët e UÇK-së, por jo ata të etnisë serbe që kanë kryer krime lufte në Kosovë? Pse Ndjekja penale e atyre me përkatësi etnike serbe DUHET të jetë kusht i dialogut Serbi-Kosovë”, ka shkruar Simmons.