Sinan Kajtazi zgjidhet drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës

Sinan Kajtazi zgjidhet drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës

Ndonëse qe tri vite, Baleti Kombëtar i Kosovës, funksionon pa drejtor, të hënën, Balerini Sinan Kajtazi është zgjedhur drejtor i këtij institucioni, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Kulturës.

Një konkurs për këtë pozitë kishte dështuar në nëntor të vitit 2020. E kësaj radhe, konkurrentë ishin edhe balerini Kreshnik Musolli e balerina Sabrije Spahiu. Po ashtu, edhe koreografët Labinot Rexhepi e Driton Saqipi.

Balerini Sinan Kajtazi ishte zgjedhur në këtë pozitë para më shumë se dy vjetësh. Saktësisht në qershor të vitit 2018. Por një opinion i Agjencisë Kundër Korrupsionit kishte bërë që ai të mos qëndronte më shumë se 12 ditë si i zgjedhur në pozitën e drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës. Nëpërmjet një konkursi të brendshëm në fund të qershorit të vitit 2018, MKRS-ja kishte dhënë njoftimin për të si “kandidat të suksesshëm”, kur kishte bërë me dije se Kajtazi ishte zyrtarizuar në këtë pozitë. Por AKK-ja kishte konstatuar se ai nuk mund ta mbajë pozitën pa kaluar dy vjet prej largimit nga Këshilli Drejtues i këtij institucioni.

Related Articles