Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se subvencionimi për bujqit dhe blegtorët nga Lugina e Preshevës është një hap domethënës në përkrahjen e vazhdueshme që Qeveria e Kosovës po jep për ruajtjen dhe zhvillimin e potencialit tonë kombëtar.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se e falënderon Kurtin që “çdo ide dhe angazhim po e kthen në veprime konkrete”.
“Faleminderit për gjithçka që po bëni për ne në Luginën e Preshevës! Një falënderim i veçantë shkon edhe për zv. Kryeministrin Besnik Bislimi për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që po tregon në këtë drejtim”, shkroi Sinani.
“Faleminderit Qeverisë së Republikës së Kosovës për këtë përkrahje të madhe, e cila jo vetëm që ndihmon bujqësinë dhe blegtorinë, por krijon edhe mundësi të reja për zhvillimin e agroturizmit, duke rritur ekonominë lokale dhe promovuar potencialin e Luginës së Preshevës si një destinacion unik”, shtoi kryetarja.