Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, kanë udhëtuar për në Bruksel, ku duhet të diskutojnë për dialogun me përfaqësuesit e BE-së.
Sipas RTV Presheva, kjo është hera e parë që një nga shqiptarët e jugut të Serbisë do të jetë në delegacionin e Kosovës në Bruksel.
Komisioneri i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, në konferencën e sotme për media tha se është duke i vazhduar bisedimet me negociatorët kryesorë dhe se sonte do të takohet me përfaqësuesin e Prishtinës zyrtare.