Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe SHSRK njoftojnë se greva është pezulluar përkohësisht

Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe SHSRK njoftojnë se greva është pezulluar përkohësisht

Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës kanë njoftuar se protesta e përgjithshme, e paraparë për nesër, më 5 gusht 2025, do të pezullohet përkohësisht.

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të RTK-së thekson se ky vendim është marrë pas një takimi që përfaqësuesit e sindikatave kanë zhvilluar me ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi.

Gjatë këtij takimi sindikatat morën sinjale inkurajuese se po punohet për të gjetur një zgjidhje për çështjen e pagave në RTK.

“Ritheksojmë se thirrja për protestë mbetet në fuqi nëse ditëve në vijim nuk kemi një zgjidhje konkrete për problemin financiar të RTK-së. Për çdo zhvillim të mëtejshëm, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.

Related Articles