Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të fillojë pa vonesë procedurat për emërimin e Bordit të ri të RTK-së.
Në reagimin e tyre poashtu po kërkohet që Kuvendi të fillojë procedurat për ligjin e ri të RTK-së, rritjen e buxhetit dhe për ndërtimin e objektit të ri të mediumit publik.
“Si Sindikatë, kërkojmë nga Kuvendi që pa humbur kohë, të zhvillojë procedurat për emërimin e Bordit të ri të RTK-së, duke e përfshirë në këtë proces, për mbikëqyrje, edhe Agjencinë Britanike. Presim që së shpejti të fillojë procedura në Kuvend për ligjin e ri të RTK-së, rritjen e buxhetit të RTK-së dhe ndërtimin e objektit të ri të RTK-së”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Sindikata e Punëtorëve e RTK-së është duke i ndjekur me vëmendje zhvillimet që po ndodhin nga ana e Kuvendit të Kosovës në raport me RTK-në.
Si Sindikatë, kërkojmë nga Kuvendi që pa humbur kohë, të zhvillojë procedurat për emërimin e Bordit të ri të RTK-së, duke e përfshirë në këtë proces, për mbikëqyrje, edhe Agjencinë Britanike.
Presim që së shpejti të fillojë procedura në Kuvend për ligjin e ri të RTK-së, rritjen e buxhetit të RTK-së dhe ndërtimin e objektit të ri të RTK-së.
Të nderuar kolegë, ne do tju mbajmë të informuar rreth çdo lëvizjeje në lidhje me përzgjedhjen e aëtarëve të Bordit dhe nëse vërejmë shkelje, do ti ndjekim rrugët ligjore./Gazeta Enigma/