Sindikata e Re e KEK-ut në protestë, kërkon rrogën e 13-të për punëtorët

Sindikata e Re e KEK-ut në protestë, kërkon rrogën e 13-të për punëtorët

Punëtorët e Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), sot do të protestojnë përpara Divizionit të Termocentralit “Kosova B”.

Nga Sindikata kanë kërkuar edhe një here që të paguhen kushtet e punës për të gjithë punëtorët e KEK-ut.

“Edhe një herë kërkojmë që të paguhen kushtet e punës për të gjithë punëtorët e KEK-ut. Vendimi për të protestuar ishte marrë para një jave, më 13 dhjetor, nga ana e Këshillit Drejtues të SR-KEK-ut, i cili thotë se këto kërkesa janë adresuar dhe përsëritur edhe më parë”, thuhet në njoftim.

 “Sindikata e Re e KEK-ut kërkon rrogën e 13-të pët punëtorët e KEK-ut. Sigurimi shëndetësor të bëhet për afat njëvjeçar e jo për çdo tre muaj sikurse është tani. Të zbatohet Marrëveshja Kolektive, Sektoriale. Sigurimi i paisjeve personale mbrojtëse për punëtorë si dhe mjetet higjienike”, thuhet tutje në njoftim.

Related Articles