Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i ka paraqitur edhe një herë kërkesat e saj tek kryeministri i vendit Albin Kurti.
Madje në këtë komunikatë thuhet se është hera e fundit që po i afrohen kryeministrit dhe në rast se nuk merren parasysh kërkesat e tyre, do të veprojnë ndryshe.
FSSHK ka dy kërkesa kryesore për Qeverinë e Kosovës, rritjen e pagave 50% deri në miratimin e Ligjit të Pagave dhe pjesëmarrjen në grupin punues për hartimin e Ligjit të Pagave.
“Me anë të kësaj Komunikate i adresohem Kryeministrit të vendit Z. Albin Kurti dhe Ministrit të Shëndetësisë Z. Rifat Latifi.
- Kryeministër është koha e fundit që po ju adresohemi para se të ndërmarrim veprime sindikale.
Duke u nisur nga fakti se gjendja e punëtorëve shëndetësor është duke u përkeqësuar ditë për ditë, nuk kemi mjete për punë, nuk kemi kushte për punë, e dita ditës mjekët dhe infermierët po e lëshojnë Kosovën dhe sistemin publik,ju lutemi të reflektoni në dy kërkesat e mëparshme:
Rritjen e pagave 50% deri në miratimin e Ligjit të Pagave;
Pjesëmarrjen në grupin punues për hartimin e Ligjit të Pagave
- Kryeministër,pa dashur ta zgjasë më shumë gjendja e popullatës dhe punëtorëve shëndetësor është shumë e keqe gjë që faktohet në pritjet që duhet të bëhen,andaj intervenimi Juaj duhet të jetë i shpejtë dhe konkret.
Çdo pasojë e mosveprimit adresën e ka tek Qeveria Juaj” thuhet në komunikatën e FSSHK-së./Gazeta Enigma/