Sindikata e Trepçës kërkon që të ekzekutohen pagat për minatorët

Sindikata e Trepçës kërkon që të ekzekutohen pagat për minatorët

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” ka bërë thirrje që të ekzekutohen pagat për minatorët.

SPMT-ja thotë se situata e krijuar me vonesat në paga është bërë zakon që cenon vetë ekzistencën e minatorëve.

“Sot kur ne të gjithë me padurim presim ekzekutimin e pagave, me gjasë e njejta përseri nuk do të realizohet, duke vazhduar kështu pafund injorimi, fyerja dhe degradimi total i minatorëve. Një situatë e tillë e krijuar tashmë e sa kohë është bërë zakon që cenon vetë ekzistencën tonë. Mungesa e mjeteve ekzistenciale për jetës (pagesa e pagës) dhe injorimi i menxhmentit për të bërë punën e tyre tashmë nuk don koment”, thuhet në reagim.

Më tej, në reagim është thënë se minatorët nuk kanë mundësinë që ta vazhdojnë punën, pasi që të njëjtit nuk kanë financa të mjaftueshme as për shujtën ditore.

“Ne ju flasim në gjuhë të butë dhe gjuhë shqipe, ekzekutoni pagat sot. Një gjë e tillë është edhe pjesë e marrëveshjes së arritur me Bordin mbikëqyrës, Ministrinë e Ekonomisë dhe grupin e deputetëve. Këtij shqetësimi për ekzistencën tonë duhet t’i vijë fundi njëherë e përgjithmonë. Kërkojmë të ekzekutohen pagat”, thuhet në reagim.

Related Articles