Sindikata shpreh ngushëllime për policin që vdiq në krye të detyrës në Jarinje


Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve për vdekjen e pjesëtarit të Policisë, Rexhep Sejdiu.

“Telegram ngushëllimi! Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë Rexhep Sejdiu, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta! Sindikata e Policisë së Kosovës”, thuhet në postimin në Facebook.

Rexhep Sejdiu ka vdekur dje derisa ishte në detyrë në Stacionin e Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit në Jarinje.

Related Articles