Sindikatat e policisë së Kosovës dhe të Shqipërisë festojnë bashkë për nder të 28 Nëntorit

Sindikatat e policisë së Kosovës dhe të Shqipërisë festojnë bashkë për nder të 28 Nëntorit

Për nder të festës së madhe kombëtare, 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, Sindikata e Policisë së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, në bashkëpunim dhe me përkrahjen e të dy policive, organizuan një ndeshje sportive në futboll të vogël, me pjesëmarrjen e ekipeve të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë.

“Në një ambient impozant, të ngrohtë dhe vëllazëror siç është Akademia e Sigurisë së Policisë së Shqipërisë në Tiranë, u mbajt gara sportive në futboll të vogël ku të dy ekipet treguan respekt, profesionalizëm dhe disiplinë të lartë garuese, duke treguar se rezultati pozitiv i kësaj gare është vet loja dhe festa e përbashkët për nder të 28 Nëntorit”, thuhet në njoftim.

Të dy kryetarët e Sindikatave Policore, Avdi Hoti dhe Sadedin Fishta me stafin menaxhues, fillimisht u pritën në takim zyrtar nga Rektori i Akademis së Sigurisë Ilirjan Mandro, nga ku përçuan mesazhe të fuqishme të bashkimit, bashkëpunimit dhe kremtimit të përbashkët të festave të ndryshme ndërshtetërore.

“Se vërtetë, sporti dhe vet sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi, e dëshmoj edhe ky organizim i përbashkët, i cili u realizua në një atmosferë të lartë vëllazërore e festive”.

“Sportistëve garues të të dy ekipeve të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, iu ndanë medalje në shenjë nderimi për pjesëmarrjen në këtë garë sportive, e cila iu dedikua festës kombëtare të “28 Nëntorit””.

Related Articles