Sipas Berishës, Ramush Haradinaj është politikani më i mirë, ky është i dyti

Sipas Berishës, Ramush Haradinaj është politikani më i mirë, ky është i dyti

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka folur të hënën rreth politikanëve që atij i pëlqejnë më së shumti.



Sipas tij, politikani më i mirë vendor është shefi i tij partiak, ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Ndërkohë në vendin e dytë ka thënë se është kolegu tjetër i tij, Shemsedin Dreshaj.

“Ramush Haradinaj është politikani më i mirë, pastaj Shemsedin Dreshaj, është deputet dhe shumë burrë i mirë që e përshëndes nga këtu. Po edhe qeta kolegët e mi janë me të vërtetë njerëz që e bojnë politikën me ndjenjë, ia japin përkushtimin maksimal. Kundërshtimet që i kemi nganjëherë, nuk është për personin, qato nuk përmendi emrat”, tha ai në Kanal 10.

Related Articles