Departamenti i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se në qytetin e Mariupolit ka një përkeqësim të situatës humanitare.
Sipas tyre, sulmet ajrore ruse dhe luftimet e rënda po vazhdojnë në Mariupol, qytet ky që është i rrethuar, teksa shtuan se rreth 160 mijë banorë kanë mbetur pa drita, komunikim, ilaçe, ngrohje e ujë.
“Forcat ruse kanë penguar qasjen humanitare, me gjasë që të bëjnë presion mbi ukrainasit që të dorëzohen”, thuhet në përditësimin e inteligjencës britaneze, shkruan CNN.
Ndërsa, të hënën, kryetari i Mariupolit, Vady, Boichenko, tha se qyteti është në prag të një katastrofe humanitare, ku më shumë se 100 mijë njerëz ende kërkojnë që të evakuohen./Gazeta Enigma/