Sipas Kryqit të Kuq është shumë e vështirë të hysh në Mariupol

Sipas Kryqit të Kuq është shumë e vështirë të hysh në Mariupol

Steve McAndrew nga Kryqi i Kuq në Lviv tha për BBC se organizata po bënte gjithçka që mundej për të kontaktuar njerëzit në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

Më herët gjatë ditës së sotme, këshilli i këtij qyteti raportoi se u sulmua një shkollë arti në qytet, ku ishin strehuar rreth 400 njerëz.

McAndrew tha se raportet nga Mariupoli janë shqetësuese dhe më e fundit që ai kishte dëgjuar ishte se rreth 350 mijë  njerëz janë të bllokuar në qytet, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.

Ai shtoi se kolegët e tij po përpiqen të hyjnë në Mariupol, por shumë e vështirë.

McAndrew tha se Kryqi i Kuq ka disa lehtësira për të ofruar mbështetje në Lviv, por një nga vështirësitë me të cilat po përballet për momentin është të sigurojë që ata që kanë nevojë për të mund të arrijnë tek ata.

“Ata mund të jenë të sigurt me ne, ata vetëm duhet të vijnë tek ne, por ne duhet të arrijmë tek ata”, shtoi ai./Gazeta Enigma/

Related Articles