Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Valdete Daka, në një deklaratë për media e ka komentuar mandatimin e Glauk Konjufcës, për formimin e Qeverisë, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Daka tha se sipas Kushtetutës mandatari i dytë duhet të jap garancë se tashmë i ka votat, 61 të domosdoshme. “Sepse përndryshe nuk do të kishte logjikë që të ekzistonte mandatari i dytë. Në qoftë se mandatari i parë nuk i ka votat pse i dyti do t’i kishte, përpos nëse ka ndodhur ndonjë zhvillim brenda atyre 10 ditëve”, deklaroi Daka në “Rubikon”.
Nuk dihet ende nëse Konjufca i ka siguruar tashmë 61 vota. Më 26 tetor, mandatari i parë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, dështoi të bëhet kryeministër me kompetenca të plota.
