Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në profilin e tyre në Facebook kanë njoftuar se deri më tani janë administruar 1.7 milion doza të vaksinës anti-COVID, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
“Më shumë se 1.7 milion doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Ministri e Shëndetësisë tutje ka theksuar se vaksinimi kundër COVID-19 është mënyra më praktike që të përballemi me pandeminë.
“Vaksinimi mbetet mënyra më praktike dhe më efektive për t’u ballafaquar edhe më tej me pandeminë”, kanë theksuar nga kjo ministri.
“Vaksinimi kundër COVID-19 mund të ulë rrezikun nga infektimi dhe përhapja e virusit që e shkakton COVID-19. Dhe vaksinat gjithashtu, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes”, kanë njoftuar MSH-ja. /Gazeta Enigma/