Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se bazuar në rezultatin aktual, Nenad Rashiq do të futet si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Cakolli ka thënë se situata është e ngjashme sikurse pas zgjedhjeve të shkurtit, kur Rashiq kishte arritur të fitonte një mandat dhe Lista Serbe do të ketë vetëm nëntë.
“Tani për tani, Rashiqi e ka një mandat, dhe praktikisht e ka të pamundur me e humbë”, ka thënë Cakolli.
Ndërkohë në rezultat ende s’janë të përfshira votat me postë, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.
