Sipas rregullores së Kuvendit Avni Dehari mund të zëvendësohet nëse refuzon të drejtojë seancën

Sipas rregullores së Kuvendit Avni Dehari mund të zëvendësohet nëse refuzon të drejtojë seancën

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Avni Dehari, si deputeti më i vjetër i Legjislaturës së Nëntë të zgjedhur ka kryesuar seancën konstituive.

Pasi të martën dështoi miratimi i raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandatave, seanca vazhdoi sot brenda afatit ligjor 48-orësh.

Megjithatë, sot as nuk u hodh në votim ky raport që do t’i hapte rrugë betimit të deputetëve pasi kryesuesi Dehari raportoi se pas një takimi që pati me përfaqëuesit e partive parlamentare “nuk kishte konsensus”.

Dehari tha se seanca ndërpritet sot dhe se duhet të mblidhet sërish brenda 48 orëve.

Për këtë vendim që mori Dehari e kanë kritikuar partitë opozitare, të cilat thanë se s’është në mandatin e Deharit që të vendosë këtë.

Por, sipas Rregullores së Kuvendit, neni 9, kur Kryesuesi refuzon të drejtojë seancën atëherë angazhohen deputetë të tjerë.

“2. Nëse deputeti ose deputetët nga paragrafi 1 i këtij neni, mungojnë në seancën konstitutive ose refuzojnë drejtimin e seancës, angazhohen deputetët tjerë sipas kritereve të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni”, thotë ky nen i rregullores.

Related Articles