Ministria e Mbrojtjes ruse ka pretenduar se ka vrarë 500 ushtarë ukrainas gjatë natës pasi forcat ajrore të saj goditën 87 shënjestra ushtarake në Ukrainë, shkruan BBC.
Dy depo të armëve në rajonin e Kharkiv u tha se ishin në mesin e shënjestrave të goditura.
Ministria gjithashtu publikoi një video në faqen e saj që shfaqte një bazë magazinimi dhe riparimi për forcat e armatosura ukrainase që ata pretendojnë se kanë marrë. Në video shihen tanke ushtarake dhe mjete të tjera.
Thuhet se ai përmban municion, armë, dokumentacion dhe pajisje të tjera që i përkasin ushtrisë ukrainase.
BBC, e cila raportoi lajmin, nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime të Rusisë./Gazeta Enigma/