Ndërsa lufta në Ukrainë kalon në muajin e tetë, Ministria e Mbrojtjes e vendit ka pretenduar se ka “eliminuar” të paktën 71 mijë e 200 ushtarë rusë.
Në përditësimin e humbjeve ruse, autoriteti ukrainas pretendoi gjithashtu se kishte shkatërruar më shumë se 5 mijë e 400 automjete të blinduara luftarake, 2 mijë e 672 tanke dhe 274 avionë ushtarakë.