Sistemi i KPM-së goditet nga një sulm kibernetik

Sistemi i KPM-së goditet nga një sulm kibernetik

Komisioni i Pavarur i Mediave ka njoftuar se të mërkurën (19 janar 2022), sistemi i KPM-së është goditur nga një sulm kibernetik dhe aktualisht është jashtë funksionit, duke përfshi këtu edhe emailat zyrtar, raporton Gaezta Enigma.

“Në lidhje me rastin janë njoftuar institucionet relevante dhe se është duke u punuar për zgjidhjen e këtij problemi, për çka do të informojmë me kohë publikun”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Gjithashtu bëhet e ditur se komunikimi i KPM-së me mediat dhe publikun do të zhvillohet përmes e-mail adresës së përkohshme: [email protected] , deri në kthimin e sigurt të adresës zyrtare të KPM-së.

“Prandaj referuar gjendjes aktuale, për të shmangur çdo mungesë eventuale komunikimi, ju lutem që të gjitha komunikimet elektronike të dërgohen në adresën e lartcekur”, përfundon njoftimi i publikuar./Gazeta Enigma/

Related Articles