Situata me ujin e pijshëm, IKShPK del me njoftim të ri

Situata me ujin e pijshëm, IKShPK del me njoftim të ri

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me njoftim të ri lidhur me situatën për ujin e pijshëm në disa zona të Kosovës.

Ndryshime ka në rajonin e Gjilanit, ku në zonën e Kamenicës, në stacionin 1 cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara. Në stacionin e pompit nr.2, Bahqja dhe fshati Berivojcë, uji nuk rekomandohet të pihet.

Në rajonin e Pejës, në Pejë, Deçan, Junik dhe Istog uji është brenda standerdeve të lejuara për pije.

Klinë-Rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë, si pasojë e vlerave të rritura të turbullirës, uji nuk rekomandohet për pije.

Njoftimi:

15 janar 2026

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në bashkëpunim me qendrat rajonale të shëndetit publik, vazhdon monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit të pijshëm në të gjithë territorin e Kosovës.

Bazuar në rezultatet e analizave të datës: 15.01.2026, situata mbetet e pandryshuar në rajonet: Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Prizren dhe Gjakovë.

Përjashtim bëjnë rajonet si: Gjilan dhe Pejë, për të cilat situata paraqitet si më poshtë:

Rajoni i Gjilanit
Në zonën e Kamenicës – Stacioni nr. 1 dhe Besa Center, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara.

Në Stacionin e pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshatin Berivojcë, është vërejtur rritje e vlerave të nitrateve mbi kufijtë e lejuar dhe uji në këto zona nuk rekomandohet për pije.

Rajoni i Pejës
Pejë, Deçan, Junik dhe Istog, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara për pije.
Klinë-Rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë, si pasojë e vlerave të rritura të turbullirës, uji nuk rekomandohet për pije.

Related Articles