Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Bajqinovci ka thënë se Serbia vijon me skenarin e njëjtë të aplikuar në vitët 90’ta në Ballkan.
“Ne duam rend dhe ligj. Ata duan të kthehen prapa në kohë. Ne duam të ecim përpara. Ata me Rusinë dhe Kinën. Ne me Amerikën, BE-në e Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
Serbia vijon me skenarin e njëjtë të aplikuar në vitet 90’ta në Ballkan, pra, me barrikada e tubime ekstremistësh. Kosova vijon në anën tjetër hapat e kujdesshëm të vendosjes së rendit dhe ligjit dhe bashkëpunimit e bashkërendimit me aleatët tanë. Ata duan trazira. Ne duam rend dhe ligj. Ata duan të kthehen prapa në kohë. Ne duam të ecim përpara. Ata me Rusinë dhe Kinën. Ne me Amerikën, BE-në e Mbretërinë e Bashkuar.