Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin Special amerikan të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.
Këtë njoftim Kurti e ka bërë në Twitter, ku ka shtuar se ata kanë biseduar për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë.
Tutje, Kurti ka thënë se kjo marrëveshje duhet të ketë në qendër njohjen reciproke.
Po ashtu, siç njofton i pari i qeverisë, ata kanë biseduar edhe për situatën e sigurisë në Kosovë.
“Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë në qendër të njohjes reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”, ka thënë Kurti.
Frank and important phone conversation with State Undersecretary Derek Chollet on the necessity for a full normalization agreement with Serbia centered on mutual recognition, with a focus on the security situation in Kosova coupled with the rule of law.— Albin Kurti (@albinkurti) November 18, 2022