Në Delvinë të Shqipërisë, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, ku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në aksion janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivët e Forcave të Armatosura, zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile dhe një helikopter Black Hawk.
“Ministri i Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, dhe Kryetari i Bashkisë Delvinë z. Besmir Veli ndodhen në terren, ku po ndjekin nga afër operacionin në mbështetje të banorëve dhe përpjekjet për minimizimin e rrezikut për jetën e qytetarëve”, thuhet në njoftim.