Situatë dramatike në botëror: Notares i bie të fikët në pishinë, trajnerja e saj ia shpëton jetën (FOTO)

Situatë dramatike në botëror: Notares i bie të fikët në pishinë, trajnerja e saj ia shpëton jetën (FOTO)

Një situatë dramatike ka ndodhur në Kampionatin Botëror të notit në Budapest të Hungarisë.

Notares amerikane, Anita Alvarez i ka rënë të fikët gjatë ushtrimeve, ku më pas trajnerja e saj u hodh në pishinë duke i shpëtuar jetën.

Alvarez ishte zhytur në fund të pishinës dhe nuk arriti të merrte frymë.

Skuadra amerikane më vonë tha se kjo nuk është hera e parë që i ndodh Anitës, pasi diçka e ngjashme i ndodhi asaj vitin e kaluar gjatë stërvitjes kualifikuese në një nga garat.

Related Articles