Situatë e paparë në futboll: Gjyqtari largohet në mes të lojës pasi u ofendua nga lojtarët, rolin e tij e merr trajneri

Situatë e paparë në futboll: Gjyqtari largohet në mes të lojës pasi u ofendua nga lojtarët, rolin e tij e merr trajneri

Një situatë e padëgjuar më parë në historinë e futbollit ka ndodhur në një ndeshje miqësore mes ekipeve të nivelit të lartë. Ekipi polak, Rakow u përball me Slavia Pragën.

Në minutën e 10-të të takimit, gjyqtari debatoi me mesfushorin e Rakow, Papanikolaou. Ky i fundit e ofendoi kryesorin e takimit, ndërsa kartonin e kuq nuk e vonoi shumë. Në këtë moment nisi edhe debate i madh.

Gjyqtari shkoi për të debatuar edhe me stafet e të dy ekipeve. Ata kërkuar që Papanikolauou të kthehej në fushë dhe ky dënim t’i falej, në mënyrë që të praktikonin më së miri skemat e tyre si një ndeshje miqësore, ku kërkohej me patjetër që skaudrat të luanin 11 kundër 11.

Në një moment gjyqtari vendosi një kusht. Ai iu tha të zgjedhnin ose atë ose lojtarin Papanikolaou.

Pasi stafet e ekipeve insistuan, gjyqtari u ndie i ofenduar dhe i thirri ndihmësit e tij për të shkuar në dhomat e zhveshjes dhe për t’u mos u kthyer më, duke e lënë ndeshjen në mes.

Në një situatë të tillë, rolin e gjyqtarit e mori trajneri i Rakow, Kamil Waskowski, ndërsa dy ndihmësit e tij ishin anëtarët e Slavia Pragës.

Një prej futbollistëve që bëri anësorin e linjës në pjesën e parë, në pjesën e dytë e “la punën e dytë” dhe hyri në fushë si lojtar.

Situatën mund ta shikoni në videon e mëposhtme nga minuta 31:26.

Related Articles