Banorët e lagjes “Beqir Kelmendi” po përballen me vërshime dhe përmbytje.
Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, rruga kryesore e kësaj lagjeje është vërshuar.
Nënkalimi që gjendet pikërisht në këtë lagje është përmbytur i tëri, teksa ura mbi të paraqet rrezik për qarkullim.
Banorët kanë pohuar për IndeksOnline se janë detyruar të intervenojnë vet për të tentuar të zbusin situatën.
Bëhet e ditur se shumë banorë kanë mbetur të nugjuar në shtëpitë e tyre, pikërisht për shkak të nivelit të lartë të ujit.
Situatë e ngjashme është edhe në lagjen “Haki Bajrami”, aty ku janë dëmtuar shumë shtëpi dhe toka bujqësore.
Më poshtë pamje:
