Policia ka njoftuar se në komunën e Dragashit ka pasur vërshime të mërkurën, teksa situatën e ka cilësuar si emergjente.
Siç është bërë e ditur, nga ekipet në terren nuk ka informacione se ndonjë qytetari i rrezikohet jeta për shkak të reshjeve të dendura në këtë zonë.
“Sot nga ka pas reshje te shiut në zona të ndryshme, gjithashtu reshje të mëdha të shiut dhe vërshime ka edhe në komunën e Dragashit. Komuna, konkretisht shërbimet emergjente të komunës janë duke u menaxhuar me këtë situatë emergjente. Patrullat policore të Stacionit Policor të Dragashit janë në teren në ndihmë të qytetarëve dhe në bashkëveprim me ekipet nga shërbimet emergjente. Sidoqoftë nga informatat nga tereni deri më tani nuk kemi ndonjë informacion se ka ndonjë familje apo qytetar të cilit i rrezikohet jeta, dëme materiale ka por nuk dihet për vlerën e dëmeve tani për tani”, thuhet në njoftim.