Situatë shqetësuese te PSG-ja, Neymar mungon ndaj Leipzigut

Situatë shqetësuese te PSG-ja, Neymar mungon ndaj Leipzigut

Neymar nuk do të jetë i gatshëm për PSG-në në ndeshjen e së martës ndaj Leipzig në Ligën e Kampionëve, thuhet në në njoftimin që vjen nga kampi i PSG-së, ndërsa potencohet se sulmuesi brazilian ka pësuar një problem muskulor, shkruan Gazeta Enigma.

“Neymar nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Leipzigut. Ai ka pasur një problem muskulor dhe nuk ka arritur të rikuperohet për këtë takim”, thuhet në njoftimin e klubit

Sulmuesi brazilian është lënduar me përfaqësuese në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, të cilin dëmtim akoma nuk i ka sanuar, përkundër që nga ajo periudhë ka kaluar mjaftë kohë, më shumë se dy javë, përcjellë Gazeta Enigma.

Related Articles