Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, janë shqyrtuar disa projektligje derisa nuk është votuar asnjëra prej tyre për shkak të mungesës së kuorumit, kjo pasi që deputetët e partive opozitare nuk kanë marrë pjesë në votim.
Projektligji për shërbimin korrektues, i propozuar me 31 amendamente, nuk arriti të votohet shkaku i mungesës së kuorumit.
Gjithashtu edhe projektligji për shërbimin strehues të Kosovës me 17 amendamente nuk u votuan shkaku i mungesës së kuorumit.