Ka përfunduar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, në mungesë të kuorumit në vendimmarrje.
Pas miratimit të një sërë projektligjesh gjatë seancës së enjtes, mazhoranca nuk mundi të sigurojë kuorumin e mjaftueshëm për miratimin e Projektligjit për mbrojtjen e konsumatorit, ku përkundër disa tentimesh nuk pati vota për miratimin e tij.
Kjo bëri që kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca të mbyll punimet e seancës së sotme, derisa pikat e mbetura në rend të ditës pritet të vazhdojnë në seancën e radhës.
Konjufca iu drejtua deputetëve duke i thënë ‘skeni përgjegjësi’.