“S’ka rrezik nga Rusia, nuk ka pse të gjuajë raketa në Kosovë”

“S’ka rrezik nga Rusia, nuk ka pse të gjuajë raketa në Kosovë”

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se Kosova duhet t’i qaset me strategji Serbisë. Ai ka thënë se shteti serb duhet ndihmuar, që të anëtarësohet në BE dhe NATO, përderisa ka shprehur bindjen e tij se Kosova nuk është e rrezikuar nga një sulm rus.

Ai ka thënë se është në interes të rajonit që Serbia të bëhet pjesë e dy organizatave të fuqishme botërore.

“Më mirë është që të bisedojmë që t’i sheshojmë problemet, mirë është që janë të angazhuara BE, SHBA dhe Britania e Madhe për ta ndihmuar procesin. Dhe nëqoftëse këta janë të angazhuara, ne do të duhej me ndërtu politika, në një farë mënyrë duken në mbështetje të Serbisë”, ka thënë Haliti në Pressing të T7.

“Beteja e madhe e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe deri dikund e Bosnjës, është që ta ndihmojmë Serbisë dhe të përpiqemi ta ndihmijmë të jetë pjesë e BE-së. Ta ndihmojmë që duke qenë anëtare për Partneritet për Paqe në NATO, edhe kjo ta pranojë anëtarësimin në NATO. Është interes i popujve të qytetëruar”, ka deklaruar ai tutje.

Haliti ka thënë se s’ka asnjë rrezik që Kosova të sulmohet nga Rusia. Siç ka thënë ai, kjo është e vështirë të ndodh, meqë Kosova është një ishull mes shteteve anëtare të NATO-s.

“Pse po e them, sado që thojnë ne jemi në rrezik nga Rusia, hiç s’jemi në rrezik. S’ka rrezik sepse ne jemi, këtu është një ishull në mesin e shteteve të NATO-s. Dhe nëqoftëse s’ka si vjen, as nga qielli e as nga toka, si mund të vjen. Raketa mund të gjuaj por nuk ka pse të gjujë në Kosovë”, ka thënë ai. 

Related Articles