Skandal në Irlandën e Veriut, portieri godet bashkëlojtarin e tij pasi pranuan gol

Skandal në Irlandën e Veriut, portieri godet bashkëlojtarin e tij pasi pranuan gol

Një ngjarje aspak e mirë ka ndodhur në elitën e futbollit në Irlandën e Veriut.

Ishte duke u zhvilluar ndeshja mes Glentoran dhe Coleraine, kur portieri i vendasve ka sulmuar bashkëlojtarin e tij.

Vendasit ishin duke fituar 2-1, derisa Coleraine barazoi në minutën e 80-të rezultatin në 2-2.

Këtu filloi gjithçka, ku pas pranimit të golit, portieri i vendasve, Aaron McCarey shkoi dhe e goditi mbrojtësin e tij Bobby Burns.

McCarey e goditi shumë Burnsin duke e rrëzuar në tokë, teksa u desh ndërhyrja e bashkëlojtarëve të tij për ta qetësuar.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes, vendosi ta përjashtoj mbrojtësin me karton të kuq duke e larguar nga loja.

Ndërkohë mediat në Irlandën e Veriut kanë raportuar se drejtuesit e klubit Glentoran pritet ta suspendojnë për disa ndeshje portierin e tyre.

Kjo ngjarje është bërë tanimë virale në rrjet, ku është shpërndarë jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale.

Related Articles