Skandal në Serie A, mbrojtësi i njohur ka rezultuar pozitiv me doping

Skandal në Serie A, mbrojtësi i njohur ka rezultuar pozitiv me doping

Jose Luis Palomino ka rezultuar pozitiv për një kontroll të befasishëm dopingu dhe u pezullua menjëherë nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping si masë paraprake.

Mbrojtësi i Atalantës ka dështuar në një test të kryer nga Organizata kombëtare anti-doping (NADO) në grumbullimin e bergamaskëve: substanca e ndaluar është metaboliti klostebol, një steroid anabolik që rrjedh nga testosteroni.

KOMUNIKATA E GJYKATËS ANTIDOPING

“Gjykata Kombëtare Anti-Doping, duke pranuar kërkesën e propozuar nga Prokuroria Kombëtare Antidoping, mori masa për pezullimin e sportistit Josè Luis Palomino (FIGC) si masë paraprake për shkelje të neneve 2.1 dhe 2.2. Atleti rezultoi pozitiv për substancën Clostebol Metabolita. Kontrolli është urdhëruar nga NADO Itali”.

Related Articles