Skandali e “godet” klubin norvegjez, 12 lojtarë bëjnë orgji në stadium me katër vajza

Skandali e “godet” klubin norvegjez, 12 lojtarë bëjnë orgji në stadium me katër vajza

Skandali më i madh i kohëve të fundit sa i përket futbollit evropian ka ardhur nga Norvegjia.

Futbollistët e skuadrës së Ligës së Parë, SK Brann, kishin menduar një mënyrë të re për të mirëpritur transferimet e reja.

12 lojtarë kanë shkuar në stadium rreth orës 00:30 duke marrë me vete edhe 4 vajza që ishin të moshës rreth 20-vjeçare.

Futbollistët ishin nën ndikimin e alkoolit dhe kryen marrëdhënie me vajzat në stadium, duke qëndruar atje deri në 5 të mëngjesit.

Të gjithë kishin rënë në dakortë që të linin telefonat në shtëpi në mënyrë që të mos rregjistrohej asgjë, por futbollistët nuk ishin në dijeni se në stadium ka kamera që filmojnë edhe gjatë natës.

Të gjitha pamjet e tyre janë të rregjistruara, teksa në mediat norvegjeze kanë raportuar se lojtarët dhe vajzat vraponin të zhveshur në fushë dhe festonin si të kishin shënuar një gol.

I pyetur mbi këtë ngjarje, trajneri Brann ka kërkuar dënimet më të ashpra për lojtarët, por nga ana tjetër është shprehur se nuk mundet t’i përjashtojë pasi janë të shumtë në numër.

Related Articles