Kriza politike në Mbretërinë e Bashkuar po thellohet pas publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein, me një tjetër dorëheqje në qeverinë e kryeministrit Keir Starmer.
Shefi i komunikimit të zyrës së kryeministrit, Tim Allan, ka dhënë dorëheqjen të hënën, vetëm një ditë pas largimit të shefit të stafit, Morgan McSweeney.
Dorëheqjet lidhen me zbulimet se ish-ambasadori britanik në SHBA, Peter Mandelson, kishte lidhje me Epstein, çka ka nxitur kritika të forta ndaj vendimit të Starmerit për ta emëruar atë ambasador në vitin 2024.
Skandali po konsiderohet si kriza më e madhe e qeverisjes së Starmerit deri më tani, duke vënë në pikëpyetje gjykimin dhe të ardhmen e tij politike.
