Skandali i fabrikës së mbetjeve shtazore, Ismajli: S’mund të jetë asnjë gabim i rastësishëm

Skandali i fabrikës së mbetjeve shtazore, Ismajli: S’mund të jetë asnjë gabim i rastësishëm

Naim Ismajli nga Partia Demokratike e Kosovës sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me skandalin e fabrikës së mbetjeve shtazore.

Ai është shprehur se asnjë gabim aty nuk mund të jetë i rastësishëm, sepse sipas tij, baza ligjore është e mjaftueshme për ta trajtuar, përcjell Klankosova.tv.

“Asnjë hap në këtë rast nga njoftimi publik, deri tek nënshkrimi i kontratës nuk mund të jetë asnjë gabim i rastësishëm, sepse baza ligjore është e mjaftueshme për ta trajtuar”.

“Kjo ka qenë arsyeja jonë pse e kemi ngritur këtë çështje, sepse e kemi parë se që nga fillimi i shpalljes, deri në nënshkrim të kontratës, ka një mori shkeljesh, të cilat nuk janë shkelje teknike, por janë konsumim i veprave penale, keqpërdorim i detyrës zyrtare, tejkalim i detyrës zyrtare, deri tek dëmtimi i pronës publike, apo zhvlerësim në këtë rast i pronës publike”, u shpreh tutje Ismajli.

Related Articles