Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se njëra prej dilemave kryesore të saj është se si mund t’i adresohesh “një qeverie pa vizion, pa ide e pa punë e që s’bën asgjë çka duhet të bëjë e kur nis të bëjë e bën mbrapsht”.
Sipas saj, brenda një jave kanë ndodhur gjëra anormale me protagonist Qeverinë e Kosovës ku është poshtëruar kaluara, është bërë qesharake e ardhmja dhe është rrezikuar e ardhmja.
Skandali qëndron në faktin se homazhet u bënë para një momenti që glorifikon ushtarët serbë, që pushtuan Kosovën
“Sikur nuk mjaftoi skandali i financimit nga Qeverisë i Kosovës të artikullit në revistën franceze ku Kosova përshkruhej si vend i trashëgimisë ortodokse serbe, në pah doli edhe një skandal tjetër, ai i nderimit të një pllake përkujtimore me ushtarë serbë”, tha ajo në para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
“Garda e FSK-së i ka qëndruar në nderim një pllake përkujtimore për ushtarët serbë të rënë gjatë viteve 1912-1918”.
Ajo shtoi se skandali qëndron në faktin se homazhet u bënë para një momenti që glorifikon ushtarët serbë, që pushtuan Kosovën.
“Nderimi i FSK-së ndaj atij lapidari poshtëron mijëra paraardhës tanë civilë të pafajshëm, që nderon ai lapidar, duke përbërë një akt të turpshëm ndaj shqiptarëve. Ushtarët nuk kanë faj. Ata zbatojnë vetëm urdhra. Urdhërdhënësit e FSK-së nuk kanë faj sepse ata i përgjigjen detyrës së tyre. Nuk do të doja të mendoja që një akt i tillë është bërë me vetëdije nga ministri Sveçla. Nëse po, atëherë do të përbënte një të rëndë, akt anti-kombëtar që do të kishte akt fërkimin e dorëheqjes nga vetë kryeministri Kurti. Dorëheqje morale do të duhej të virtyt i përgjegjësisë institucionale”, shtoi ajo.
“Ministria e Mbrojtjes duhej të jepte shpjegim në një vend normal. Një kërkim-falje do të ishte më e pakta”, vijoi ajo.