Skandali me Epstein – Sarah Ferguson zhduket nga skena publike, strehohet në klinikë luksoze në Zvicër

Skandali me Epstein – Sarah Ferguson zhduket nga skena publike, strehohet në klinikë luksoze në Zvicër

Pas skandalit me Epstein, Sarah Ferguson zhduket nga skena publike! Strehohet në klinikë luksoze në Zvicër, duke u larguar nga vëmendja mediatike prej më shumë se dy muajsh.

Ish-bashkëshortja e Prince Andrew nuk është parë në publik që prej 12 dhjetorit, kur mori pjesë në pagëzimin e mbesës së saj në St James’s Palace. Që atëherë, mediat britanike kanë aluduar për vendndodhjen e saj.

Sipas Daily Mail, Ferguson ka kaluar pjesën më të madhe të muajit janar në Paracelsus Recovery Clinic, një klinikë luksoze mirëqenieje në Zyrih, ku qëndrimi kushton rreth 15 mijë euro në ditë.

Burime të cituara nga tabloidi thonë se ajo është nisur drejt Zvicrës menjëherë pas Krishtlindjeve dhe ka qëndruar atje deri në fund të janarit, duke marrë kujdes mjekësor të specializuar dhe mbështetje emocionale.

Related Articles