Skandali me rrymën? Azemi: Diferenca deri në 15 orë në njehsorë

Skandali me rrymën? Azemi: Diferenca deri në 15 orë në njehsorë

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar në emisionin “DPT te Fidani” se një pjesë e madhe e njehsorëve elektrikë në Kosovë nuk matin saktë kohën, gjë që sipas tij ndikon drejtpërdrejt në faturimin e energjisë për qytetarët.

Sipas Azemit, hulumtimi i tij ka nisur rastësisht disa muaj më parë, kur ai hasi në një njehsor që ai dyshoj se kishte problem teknik.

Sipas tij, nëse ora në njehsor nuk është e saktë, atëherë konsumatorët mund të paguajnë energjinë me tarifë më të lartë, edhe kur besojnë se janë në orarin më të lirë.

“Para katër pesë muajve kam rastis në një njehsor të tillë dhe kam menduar se përnime është problem teknik dhe fillova me hulumtu, në Ferizaj e Prishtinë, dhe fillova një iniciativë më të madhe dhe mblodha diku 884 personalisht vet i kam pa. 87 për qind të këtyre njehsorëve nuk e matin saktë kohën. Nëse ora e rregullt është 10 e natës, ora është 9:30, pastaj shkojnë deri në 15 orë diferencë. Dhe ka rezultu me qenë skandali më i madh i pasluftës”, tha Azemi

“ZRrE i merr vendimet për tarifat që qytetarët i konsumojnë, në Kosovë rryma tariforet gjatë dimrit dhe verës. Gjatë dimrit rryma me të lirë fillon prej orës 10 në mbrëmje, gjatë verës prej 11 në mbrëmje”.

“Të gjitha familjet i përdorin pajisjet shtëpiake prej orës 10 sepse dallimi në kosto është për gjysmë. Por nëse ora në njehsorin elektrik nuk është 10, atëherë ajo është duke e kalkuluar me të shtrenjtë”, përfundoi ai.

Related Articles