Të hënën është zhvilluar ndeshja e fundit e xhiros së parë në Superligën e Turqisë, ku Giresunspor ishte nikoqir i Galatasarayt.
Gjatë ndeshjes ka ndodhur një incident i rrallë, ku dy futbollistët e Galatasaray janë rrahur mes vete, shkruan FrontOnline.
Kjo ndodhi në minutën e 62-të të takimit, kur mbrojtësi brazilian Marcao është përleshur me mesfushorin Akturgoklu.
Braziliani fillimisht e goditi me kokë shokun e skuadrës, pastaj edhe e grushtoi.
U desh që bashkëlojtarët tjerë të tyre te Galatasaray të ndërhynin që sherri mos të bëhej më i madh mes dy futbollistëve.
Por gjyqtari kryesor pasi e rishikoi këtë episod në VAR, vendosi që ta përjashtoj me karton të kuq mbrojtësin brazilian.
Trajneri i Galatasaray, Fatih Terim e zëvendësoi menjëherë edhe mesfushorin Kerem Akturkoglu pas zënkës që kishte me brazilianin.
Gjithsesi Galatasaray mori një fitore me vlerë 0:2 për ta nisur mbarë sezonin e ri në Superligën e Turqisë, por përplasja e dy shokëve të skuadrës i ka qitur hije të keqe klubit.