Skandaloze: Në pikë të nxehtit, Ujësjellësi vendos për reduktime nga 5 deri në 7 orë për tri qytete

Skandaloze: Në pikë të nxehtit, Ujësjellësi vendos për reduktime nga 5 deri në 7 orë për tri qytete

Vendi është përballur me temperatura të larta javët e fundit.

Veç kësaj, Ujësjellësi ka vendosur reduktime për tri Mitrovicën, Vushtrrinë e Skënderajn.

Kështu ka njoftuar kjo kompani përmes Facebook.

Njoftimi:

NJOFTIM

Të nderuar Konsumatorë,

Duke qenë se në vazhdimësi kemi kërkuar përdorimin e ujit në menyrë sa me racionale dhe vetëm për dedikimin të cilin e ka uji i KRUM, megjithat thirrjet tona nuk jane marrë parasysh dhe keqpërdorimet po vazhdojn edhe më tutje duke na detyruar të prodhojmë ujë mbi limitet e fabrikes dhe duke rrezikuar seriozisht paisjet.

Andaj, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të paisjeve tona dhe vazhdim të shërbimit edhe pas ditëve me vapë, ju njoftojmë se jemi të detyruar që pa dëshirën tonë të aplikojme reduktime të ujit në të gjithe zonën tonë të shërbimit, deri në një vendim tjeter.

Plani i reduktimeve

Mitrovice:

Reduktim furnizimi nga fshati Rekë me orar të caktuar : 17:00 –23:00.

Reduktim furnizimi për fshatrat Zhabar, Lushte, Brobonic, Verrnice, Koshtove, Suhodoll, Gushavc dhe Vinarc 10:00- 15:00.

Redukim furnizimi per fshatin Kqiq duke u bazuar në standarde minimale 150L për banor në dite,

Vushtrri:

Zonat Rurale nga ora 17:00 – 22:00,

Qyteti (Zona Urbane) 23:00 – 05:00 të mëngjesit,

Skenderaj:

Zonat Rurale, ndërpreje çdo të dytën ditë,

Ky plan do të rishikohet në baza javore dhe për çdo evenatualitet do u informojmë me kohë.

Uji është jetë prandaj çmojeni!

Related Articles