Radio Televizioni i Kosovës (RTK) si televizion publik që paguhet nga taksat e qytetarëve, si pjesë të pandashme e ka edhe kanalin 2 (RTK2) që transmeton lajme dhe program 24 orë në gjuhën serbe.
Mirëpo, ky kanal në disa raste ka dalë jashtë asaj që përcaktohet me rregullore të brendshme të RTK-së dhe ligjet e Kuvendit të Republikës së Kosovës si themelues i televizionit të vetëm shtetëror në vend.
Ky kanal që drejtor menaxherial ka një serb, në lajmet qendrore të natës së mbrëmshme ka lejuar që të përdoret termi nacionalist serb “Kosova dhe Metohia”, term ky që Serbia e përdor në vazhdimësi.
Po ashtu, terroristët e vrarë serbë të dielën në Banjskë të Zveçanit nuk cilësohen të tillë, por si të rënë apo viktima.