“S’kemi asnjë obligim me i votu kandidatët e VV-së, nuk kemi marrëveshje me ta”

“S’kemi asnjë obligim me i votu kandidatët e VV-së, nuk kemi marrëveshje me ta”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u deklarua para mediave pas dështimit të seancës së sotme, raporton Gazeta “Enigma”.

Në fjalën e tij Krasniqi tha se kryesuesi i seancës sot u mohoi një kërkesë të këtij subjekti për pauzë 10 minutëshe për konsultë për votimin e kandidatëve.

Tutje ai ka theksuar se kjo situatë është totalisht e manipuluar nga Vetëvendosje.

”Përveç faktit dhe e patë që në diskursin e tyre s’e dinë a janë deputet a janë ministra. Sepse Hekuran Murati doli e propozoi një kolege të tij nga kabineti qeveritar. Është jokushtetuese dhe antilogjike”, tha ai.

”Abelard Tahiri kërkoi një pauzë 10 minutëshe nga kryesuesi i seancës para se të ndodhte ky votim, por edhe këtë herë u injoruam. U munduam ta kemi edhe miratimin e kësaj kërkese, ai e shpërfilli duke mos na e mundësuar fare”, theksoi Krasniqi.

”Këta janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Sa i përket deputetëve këta janë njerëz që kanë zgjedhë Albin Kurti. 10 minuta mos me t’i miratu së pari është disrespekt. Asnjë obligim s’e kem me i votu kandidatët e Vetëvendosjes. Asnjë lloj marrëveshje s’e kemi me ta”.

”Këta po krekosen që kanë dalë të parët, urnoni. Ne po e kemi të qartë që s’i ka numrat për qeveri, por mos ta mashtrojë opinionin më tutje. Sot kanë mund me thir një seancë pasdite. Por s’e bënë një gjë të tillë”. /Gazeta Enigma/

Related Articles