Në Manjaçe të Bosnje e Hercegovinës është regjistruar një skenë e pazakontë brenda një kafiteri, ku një grup të rinjsh kishin futur një dem brenda lokalit.
Videoja e kësaj skene të pazakontë është publikuar në faqen Novi Grad në Facebook, me mbishkrimin ku zbulohet lokacioni se ku është regjistruar videoja.
“Rasti nga Manjaçe. Futën demin Jabllan në kafiteri/restorant dhe e lidhën në banak. Kjo ndodhë vetëm tek ne”, thuhet përbri videos.
Kjo ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e opinionit e në veçanti të përdoruesve të rrjeteve sociale, e shumë filluan të tallen.
“Ju lumtë, demi ka nevojë të dal pak”, “çfarë pinë demi do t’i paguaj unë”, ishin disa prej komenteve.