Skenari më i keq në Iran për të cilin ShBA është përgatitur? Trump përgjigjet

Skenari më i keq në Iran për të cilin ShBA është përgatitur? Trump përgjigjet

Presidenti amerikan, Donald Trump është pyetur se cili është skenari më i keq për të cilin Shtetet e Bashkuara janë përgatitur.

Sipas tij, situata më e keqe do të ishte nëse një udhëheqës i ri merr përsipër pushtetin, i cili është “aq i keq” sa Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në një sulm ajror në shkallë të gjerë në vend gjatë fundjavës.

Ai tha se kishin pasur në mendje disa persona që mund ta udhëhiqnin vendin, por se ata tashmë janë të vdekur, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Trumpi tha se skenari më i mirë do të ishte që pushtetin ta marrë “dikush që tashmë ndodhet brenda vendit”.

Ndërsa ka folur tutje në konferencën për shtyp, presidenti amerikan po ashtu tha se ishte “shumë i zhgënjyer” me Britaninë e Madhe për shkak të refuzimit të Londrës për t’i lejuar Shtetet e Bashkuara të përdorin bazat ushtarake britanike, përfshirë atë strategjike në Diego Garcia në Oqeanin Indian, në goditjet e para kundër Iranit.

Ai tha se edhe Spanja ka qenë “shumë jo bashkëpunuese”, ndërsa bëri të ditur i ka dhënë udhëzim Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, që “të ndërpresë çdo tregti me Spanjën”. 

Related Articles