Skënder Hyseni thotë se Kurti e Osmani po e rikthejnë UNMIK-un në veri

Skënder Hyseni thotë se Kurti e Osmani po e rikthejnë UNMIK-un në veri

Ish-ministri dhe deputeti i LDK-së, Skënder Hyseni ka thënë se me veprimet e fundit, Kurti e Osmani po e rikthejnë UNMIK-un në veri.

Sipas Hysenit, veprimet e Qeverisë në veri janë amatoreske dhe me pasoja të mëdha për vendin.

Ish-kryediplomati nuk ka ngurruar të kritikoj edhe opozitën që sipas tij po shkruan shkarravina.

“Kurti dhe Osmani përfundimisht po e rikthejnë në fuqi Rezolutën 1244 të OKB-se dhe po e riaktivizijnë UNMIK-un në Veri të vendit, 15 vjet pas pavarësie.

Reagimi i plotë:

Marrëveshja e Ohrit dhe gjendja në veriun e Kosovës, nuk mund te shihen si të ndara. Ato janë të ndërlidhura, si shkak dhe pasojë! Marrëveshja e Ohrit ishte marrëveshje e hartuar nga bashkësia ndërkombëtare për ta penguar degradimin e mëtejm të Kosovës dhe marrëdhënieve me Serbinë.
Po, çka bëri Kurti gjatë po këtij viti?

Qeveria dhe KM Kurti, për fat të keq edhe me përkrahjen herë eksplicite e herë implicite edhe të opozitës aktuale parlamentare, bëri veprime aventureske në veri, duke filluar me target. Këto verpime të pamatura politike, u dhanë një alibi Serbise dhe serbeve në veri për tensionimin e situates me barrikada dhe tërheqje kolektive nga institucionet shtetërore në të gjitha nivelet, duke përfshirë policinë, prokurorët, gjtyqtarët, dhe komplet sherbyesit civilë.

E gjitë kjo, te bashkësia ndërkombëtare ndezi alaramin e përshakllëzimit të mundshëm, deri në konflikt të situatës në veri. Ky ishte edhe momenti kyq kur bashkësia ndërkombëtare, duke perfishirë edhe SHBA-të për fat të keq, beri terheqje nga ajo që ishte dialog I përqendruar në njohje të ndërsjallë, në dialog dhe marrëveshje të përkohshme, pa njohje, siç ishte Marrëveshja e Ohrit. Kjo marrëveshje, gjithnjë nëse zabatohet, eshtë e mire si hap I ndërnjemtëm, por eshte larg një marrëveshje të përsosur siç ishte marrëveshja e përqendruar në njohje. Pra, në essence, këtë gjendje e kemi si pasojë e politikave të pamatura të Qeverisë së Kosovës! Natyrisht, Serbia do ta shfrytëzojë cdo hapsirë që Kosova krijon me politika fëminore. Serbia eshtë në mënyrë jetike e interesaur që Ksovën ta mbajë në status-quo dhe ne tension.

Sekretari amerikan Blinken përdori, publikisht një gjuhë të cilën nuk e kishim degjuar kurrë më parë kundër veprimeve të Kurtit dhe Osmanit. Nderkohë që kemi një opozitë, komunikatat e të cilës nuk dallojnë shumë nga shkarravinat e Kurtit dhe Osmanit.

T’I kundërvihesh politikës amerikane në Kosovë, madje edhe me një gjuhë vullgare, don të thot të punosh kundër shtetit të Kosovës” thuhet në reagimin e Skënder Hysenit.

Related Articles