Policia në Skenderaj ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Arrestimi i të dyshuarit 47-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 06 maj 2024, në fshatin Runikë, ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë.
Në cilësi të provës materiale është gjetur dhe sekuestruar një kositëse me motor për prerjen e barit, e cila ishte raportuar e vjedhur nga ana e ankuesit.
Pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.